Home |   Login

KISHA NË MISION

 

Duke pasë parasyesh, Mësimin e Kishës mbi Misionin e sajë në botë, e cila aq bukur është përfshi në Encikliken: „Redemptoris missio“, e cila na bënë me dije, se: „Detyra themelore e Kishës në të gjitha epokat e veqanarisht në epokën tonë është drejtimi i shikimit të njeriut dhe ngritja e ndërgjegjës se tij kah misteri i Krishtit“ (nr. 4), edhe ne si Kishë, nuk ju kemi shmangë kësaj thirrje të Kishës, por, duke përcjellë besimtarët tanë edhe në vendet e tyre të mergimit, me krijimin e qendrave të misionit, deshirojmë që shikimi i tyre të drejtohet gjithnjë kah Misteri i Krishtit, që është çelësi i krejt kuptimit të jetës.

Qellimi i kësaj faqe është njoftim i aktiviteteve tona, por, edhe orientimi drejt vizionit tonë që kemi mbi qendrën e Misionit tonë në Zvicër.

Prandaj, vemendja jonë është e përqendruar pikerisht në dramen e njeriut të sotshëm, i cili në një anë, sa do që është duke u zhytur në botën e konsumizmit material, në anën tjetër, hetohët gjithnjë etja e tij për kuptimin me të thellë të jetës shpirtrorë, dimenzion ky që njeriun e ngrit dhe e lartëson në dinjitetin e tij të vertetë. Ne përmes gjithë trashegiminisë të jetës shpirtërore të Kishës, do të kërkojmë të hapen gjitha visaret e saja, sidomos përmes Fjalës se Hyjit dhe Eukaristisë, që njeriu dhe familja të ripërtrihen në tërësi, në jetën e hirit të Hyjit.

Misioni Katolik Shqiptar
Katholische Albanermision

Don Franë Kolaj