Shtegtimi në Lurd: 16. - 20. maj 2012
Nisja për në Lurd:
Qendra Sirnach, 19:30h
Zürich Stationi Busave, 20:30h
Urime Dita e Nënave
Para çdo emri që Kisha Katolike i referohet Nënës së Hyjit, Zojës së Bekuar, logjikish ne e gjejmë emrin Virgjëra Mari në ungjilli shën Lukes1,27.
Emri i Virgjëres ishte Mari, për këtë thirrja në litanitë Laterane në fillim bëhet gjithmonë: Shenjtja Mari - lutu për ne.
E ëmbël dhe e thjeshtë është thirrja e fjalës Nënë që për ne është pikë referimi dhe baze për çdo gjë, si rrezet që dalin nga dielli ashtu është e ëmbla Nëna ime e dashur që më ka lindur.
Shenjtja Nëna e Hyjit, lutu për ne. Maria e bjen në dritë një fëmijë, të parëlindurin, na flet Luka, 2,7 jam si një grazhdë e paraqitur nga Ati i Perjetshëm me shprehjen: « Unë Ty sot të linda»
Nënë! Këtë emër të shtrenjt e ndjej pranë në çdo hap të jetës. Ky emer madhështorë zbutë zemrat e shkrin akullin. Kjo qenje e mrekullueshme i jep jetë çdo shpirti. Nënë, pranverë e zemrës së çdo fëmije, e çdo njeriu. Prania e saj me mbush me jetë, gjallëri, dritë e shprese. Me ke dhënë jetën ta jetojë, me dhè bekimin që atë ta gëzoj.
Nënë, thesar i çdo zemre, gjëja me e çmuar, pasqyra ku mund të shohesh vetën tënde. Kjo fjalë është e gdhendur në shpirtin e secilit prej nesh, kjo fjalë troket në zemer dhe është një strehe ku mund të mbrohesh nga rreziqet e jetës.
Sa herë që e mendoj apo shqiptoj fjalën Nënë mbushëm me gëzim e dashuri. Jo, kurrë s'mund ta harroj imazhin e buzëqeshjes së saj të ëmbël i cili më qëndron gjithmonë para syve. Nënë, sa bukur tingëllon kjo fjalë. Dritë e çdo shpirti, ndjenjë e çdo zemre: Të dua Nënë. Qofshi të bekuara kurdoherë.
Urime festën pra Nëna e dashur, do të lutem gjithmonë për Ty.
